Dhjetëra prizrenas kanë dalë nëpër rrugë të qytetit për të festuar fitoren e AKP-së së presidentit Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet parlamentare. Partia AK e Erdoganit, sipas rezultateve të para, është fituesja më e madhe e zgjedhjeve parlamentare në Turqi, duke fituar më shumë se 50 % të votave.
Pas këtij rezultati, kjo parti ka siguruar numrat për të udhëhequr qeverisjen e vetme në Turqi. Festime të tilla në Kosovë, përkatësisht në Prizren nuk janë të pazakonshme. Edhe në zgjedhje të tjera kur fitonte Erdogan, i cili gjatë mandateve të tij si Kryeministër dhe si President i Turqisë ka ndërmarrë një sërë hapash kontrovers, ka bërë që shpeshherë t’i drejtohen me emrin “Sulltan”.