I ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin “Ora e Fundit” ishte Prorektori për Hulumtime Shkencore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fetah Podvorica.
Podvorica ka folur për rolin e tij në Universitetin e Prishtinës.
“Kur e ka marrë Zejnullahu titullin Rektor, edhe unë e kam marrë titullin Prorektor”.
Podvorica, ka folur për ngjarjet në UP, pra shkrakimin e rektorit e më pas shfuqizmin e vendimit të Këshillit Drejtues nga Ministri i arsimit, Arsim Bajrami.
“Shkarkimi i rektorit është lojë e shumëfishtë dhe nuk i shërben Universitetit të Prishtinës”.
Kurse rreth pozitës së tij në UP, ai është shprehur se ajo është e lidhur me atë të rektorit.
“Ne jemi ekip në kuadër të rektorit e ne shkojmë në pako”.
Podvorica nuk e di për vendimin e Zejnullahut nëse do të kthehet apo jo në krye të UP-së.
“Mua nuk më takon të flasë për rektorin se çfarë do të bëjë”.
“Ai ka qenë shumë i vetëdijshëm edhe kur ka konkurruar për këtë post, e për dilemat që janë aty”.
“Unë nuk e di që çfarëdo që bënë rektori, ai do të punojë fuqishëm për Universitetin”.
“Në jetën akademike fuqia e votës nuk ka vlerë”.