62 – vjeçari që vrau mbrëmë bashkëshorten në Fier, ishte i lokalizuar dhe me probleme mendore. Kurse të afërmit e viktimës tregojnë për dhunën e vazhdueshme në familjen Fili.
E kavrarë dhe ka qëndruar bashkë me të për 24 orë. 62 vjeçari Arqile Fili vrau gruan e tij 60 vjeçe Antigoni Fili me mjete të forta dhe prerëse. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 tetori” në Fier në banesën e çiftit mbrëmjen e së enjtes por u zbulua një ditë më vonë pas interesimit të vajzës së bashkëshorteve Fili.
Mësohet se vajza ka telefonuar prindërit dhe pasi nuk i është përgjigjur asnjëri prej tyre është nisur drejt shtëpisë. Autori nuk e ka hapur derën dhe është dashur ndërhyrja e policisë për ta hapur me forcë. Pas kësaj policia kuptoi se kishte ndodhur një vrasje.
Burime nga policia thanë se autori u gjet në gjendje të dehur dhe në tronditje të fortë psikike. Viktima ishte qëlluar me mjete të forta e më pas me mjet prerës, hanxhar. Nuk dihet se cila nga goditjet i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme por ekspertiza mjekoligjore pritet ta zbulojë.
Bashkëshortët Fili jetonin vetëm dhe prej vitesh tregtonin fruta-perime, por kohët e fundit punonte vetëm viktima. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.