Presidenti i FIFA-së tha se vendimi për Kosovën është shtyer deri më 10 janar të vitit të ardhshëm.
Ndonëse ka qenë në rend të ditës, vendimi për lejimin e anëtarëve të FIFA-së që të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare është shtyer deri më 10 janar të vitit të ardhshëm. Ky është lajmi që ka përcjellur nëpërmjet konferencës për media vet presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter.“Kjo nuk është ndërhyrje e FIFA-së në problemet politike, ne vetëm po mundohemi të gjejmë një zgjedhje, sikur që po mundohemi me bërë me Palestinën dhe Izraelin si dhe në minutat e fundit edhe me Kosovën e Serbinë”, tha Blatter para gazetarëve në Rio de Janeiro, ku është mbledhur komiteti ekzekutiv i FIFA-së.
“Por, ky takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shtyer deri më 10 janar”, tha Blatter.
Relacionet e futbollit, Kosovë – Serbi kanë qenë pika 12.2 e agjendës së KE të FIFA-së.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi më 10 janar.