Lajmet e fundit
Fillojnë negociatat për MSA

Fillojnë negociatat për MSA

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nisur takimin e parë në kuadër të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Në hapje të takimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se hapja e negociatave është meritë e të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe partive politike të Kosovës.

Sipas tij, nga ky moment, Kosova po nis rrugëtimin e saj të sigurt drejt BE-së, që do të pasohet më pas edhe me integrimin e saj në NATO.

“Sot është një ditë historike, sepse po fillon një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i cili ndodhë njëherë në historinë e çdo shteti, pra edhe në historinë e Kosovës”, tha Thaçi.

“Po fillon zyrtarisht një proces që shpie drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ky moment përputhet plotësisht me vizionin tonë për të qenë anëtar i BE-së dhe NATO“, tha Thaçi.

Institucionet e Republikës së Kosovës, sipas presidentes, janë të përkushtuara që të përmbyllin me sukses negociatat për MSA deri në pranverën e vitit të ardhshëm me qëllim të hapjes së rrugës së anëtarësimit të Kosovës në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.