Mbahet sot në Prishtinë një ceremoni me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila shënohet nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Republikës së KosovësAtifete Jahjaga, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie, mysafirë nga SHBA-të, si dhe përfaqësues të institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.
Ceremonia do të mbahet të hënën, më 19 tetor 2015, duke filluar nga ora 11:00 në ndërtesën e re të Qeverisë (ish -“Rilindja”), amfiteatri në katin e parë.