Lajmet e fundit

Fillon procesi kundër zyrtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes

gjykimSot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar gjykimi kundër zyrtarëve e të aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ata, gjithsej nëntë, janë arrestuar javën e kaluar nga policia e Kosovës, raporton KTV.
Të arrestuarit janë Glauk Ko Konjufca, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Fatmir Kurtaj, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj, si dhe Skënder Merturi.
Në Gjykatë nuk kanë ardhur të akuzuarit e tjerë Xhelal Sfeqla dhe Sali Zyba.
Ata akuzohen për dy vepra penale: Pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme. Më saktësisht, ata akuzohen për dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.

Leave a Reply

Your email address will not be published.