Filmit kosovar “Shok” ështlë favoriti për çmimin Oscar në kategorinë filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.
Sipas revistës ‘Variety’, koproduksioni britanik dhe i Qendrës Kinematografike të Kosovës, me regji të Jamie Donoughue, i ka gjasat më të mëdha për të triumfuar në këtë kategori, transmeton KOSOVANEWS.
Lajmi i madh për nominimin e filmit është bërë i ditur dje, ndërsa ceremonia e dhënies së çmimeve nga Akademia do të mbahet më 28 shkurt. /KOSOVANEWS/