Lajmet e fundit

Fisi: Ky sistem i fëlliqtë diktatorial mundohet t’i ndaloj deputetët të hyjnë në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismjali ka reaguar ndaj mënyrës se si sigurimi i Kuvendit u mundua që të ndaloj opozitarët të fusin në objektin e legjislativit nënshkrimet e qytetarëve kundër marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe me Malin e Zi. Ai në një shënim në Facebook thekson se “ky sistem i fëlliqtë diktatorial me i ndalë mos me hy në Kuvend, pikërisht aty ku duhen me qenë, aty ku përfaqësohet votuesi, ku duhet me u ndje zani i qytetarit”.

Ky është shënimi i tij i plotë:

Deputeti i Republikës së Kosovës me ligj nuk mundet me u ndalue mos me hy në një institucion publik.

Por, pat ndodhë edhe ma herët, ma saktë, kur pat nënshkrue Qeveria kontratën me e shitë (lexo:falë) KEDS-in për 26 milionë euro, edhe i patën ngrehë zhag për asfallti disa deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që patën dashtë me hy në ndërtesë atë ditë.

Këqyre tash qysh është situata me rrymën në Kosovë.

Njajtë sot, jo vetëm se u thye ligji e u shkel Kushtetuta e Republikës, duke tentue me i ndalue Deputetët me hy në Kuvend të Kosovës, me urdhën të Kadri Veselit, vetë Kryetarit të këtij institucioni, por edhe u mundue me u ndalë zani i qytetarit të këtij vendi!

200 e kusur mijë nënshkrime të peticionit sot u mundue ky sistem i fëlliqtë diktatorial me i ndalë mos me hy në Kuvend, pikërisht aty ku duhen me qenë, aty ku përfaqësohet votuesi, ku duhet me u ndje zani i qytetarit.

Nëse deputetit ia ndalon me hy në Kuvend, po e cenon dinjitetin e qindra mija qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.