Lajmet e fundit

Fisi lë pas gullashin e burgut, ushqehet në restorant

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili pasi ka dal nga arresti shtëpiak ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook.
Ai është ushqyer mirë në një restorant, duke shkruar në status se “sonte s’ka gullash.”.
Por ai ka pasur të veshur një bluz me mbishkrimin “I eat Alcatraz for breakfast” (kam ngrënë Alcatraz për mëngjes), transmeton Indeksonline.
Mbishkrimi në bluzën e Ismailit i referohet burgut (tash vetëm muze) më të pakalueshëm në botë, që është i ndërtuar në një ishull në Amerikë.
Thuhet se nga ai burg nuk ka arritur që të arratiset asnjë person për shkak se siguria ka qenë shumë e lartë dhe aty janë burgosur vetëm kriminelët më të rrezikshëm të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.