Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka folur sërish rreth arrestit shtëpiak, njofton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ky “burg” dalë-ngadalë po ma merr shpirtin.
Ismaili me këtë rast e ka përshkruar një ditë ditë që nga mëngjesi, duke mos e përfunduar.
Shih postimin e tij të plotë më poshtë:
Fragmente nga burgu (shtëpiak), DITA 1, kaftjall:
Qetësi shurrdhuese në orët e vona të mëngjesit. Nuk cingëron alarmi.
Më del gjumi nga jargët në jastëk. Vuajtje nga lezeti.
Nga dritarja tmerrohem me pamjen e shtëpisë së shëmtuar, që është ndërtue pa leje do vjet para Shpendit. Qaj me lotë.
I thej dy voe. Duke i rrehë, më duket se po e rrehi veten.
S’kam as televizor në burg, se po pritoj me e dhezë. Teledirigjuesi ka ra mbas kauçit. Dhembje.
Dua ta marr pendën dhe një letër, të shkruaj për vuajtjet e mia. Më kujtohet se muj me shkrue status.
Burgu ngadalë po ma merr shpirtin.