Është ditëlindja e Shkumbin Gashit, nënkryetarit të Komunës së Pejës. Qytetarët e Pejës këtë emer e lakojnë në dilemat se kush është kryetar real i Pejës, Gazmend Muhaxheri që është zgjedhur apo Shkumbin Gashi që është emruar. Sidoqoftë ai respektohet shumë nga përfituesit e tenderve publik. Partit opozitare dhe qytetarët e Pejës madje i kanë vënë një epitet interesant, e quajnë “Tender Gashi” .Operatori përfitues i tenderit për ndriçimin të qytetit ka uruar ditëlindjën e nënkryetarit Gashi duke postuar një foto nga festa ku shihen autoritet komunale të qytetit të Pejës.Një lexues i gazetës elajm na ka derguar disa foto ku struktura politike komunale janë nikoqir të festës së ditlindjes që është organizuar nga perfaqsuesi i Kompanis Mustafa Comerc,i cili ka postuar foton “në ditëlindje të Shkumbin Gashit”.Gjatë hulumtimit qe ka bërë redaksia ,shihet se në web faqen e KRPP-së kjo kompani ka fituar tenderin “Ndriqimi publik i Qarshisë së Gjatë në Pejë” në vlerë prej 30 000 mijë euro. Rastesi e kesaj është fakti që nga dokumentacioni shihet se ka marrë pjesë vetem ky tenderues, që lë të dyshohët për keqëperdorime./elajm.com