Lajmet e fundit

Fituesit e çmimit Nobel bashkë në një mbrëmje gala

Fituesit e çmimit Nobel për këtë vit u mblodhën bashkë për të shijuar fitoren dhe suksesin e tyre në një banket luksoz, në Stockholm.

Një nga fituesit e çmimit prestigjioz, ai i çmimit Nobel për fizikën, shprehu edhe në emër të bashkëfituesit të çmimit, Takaaki Kajita, mirënjohjen për vlerësimin e punës së tyre.

“Më vjen mirë që eksperimentet tona janë vlerësuar. Jam i kënaqur që arritëm të ndryshojmë perspektivën e neutrinove si një nga teoritë më themelore të fizikës dhe do të vazhdojmë përpara me eksperimentet tona për të përmbushur teorinë tonë” tha Profesor Emeritus Arthur B. McDonald.

Këtë vit, çmimi Nobel në Kimi u fitua nga 3 shkencëtare nga Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia. Bëhet fjalë për kërkuesit që janë emëruar si ‘mekanikët’ e ADN-së, pasi kanë vënë në punë teknikat për riparimin e molekulave bazë të jetës.

Tomas Lindahl, Paul Modrich dhe Aziz Sancar, nëpërmjet studimeve kanë arritur të zbulojnë mjetet kryesore për riparimin e ADN-së që n dodhet në brendësi të qelizave.

Në fushën e mjekësisë, çmimi u fitua nga 3 shkencëtarë nga Japonia, Kina dhe Irlanda, që zbuluan zhvillimin e disa drogave të forta kundër sëmundjeve parazite, për zbulimet e tyre për terapinë kundër infeksioneve të shkaktuara nga krimbat parazitë, përfshirë edhe malarian.

Çmimi u nda mes William C. Campbell dhe Satoshi Samura, pasi zbuluan një ilaç të ri, Avermectin, derivatet e të cilit radikalisht kanë ulur rritjen nga infektimet ndërsa Youyou Tu ka zbuluar Artemisinin, një ilaç që ka reduktuar dukshëm normat e mortalitetit për pacientët e sëmurë nga Malaria.

Këtë vit,çmimi Nobel për letërsinë u fitua nga autorja bjelloruse Svetlana Alexievich, për veprën e saj polifonike, një monument për vuajtjet dhe kurajën e epokës sonë. Autore veprash dokumentare e filmash, Svetlana Aleksieviç ka shkruar edhe libra me tema delikate të kronikës së viteve të fundit, ndërmjet të cilëve, katastrofa e Çernobilit dhe lufta në Afganistan. Në librat e saj dënon dëmet e rënda që shkaktojnë luftërat në psikologjinë e njerëzve.

Veprat e saj, në të cilat përshkruan dramat e historisë së Bashkimit Sovjetik dhe shembjen e tij, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme e janë botuar në mbarë botën. Në këto libra denoncon posaçërisht dëmet e rënda që shkaktojnë luftërat në psikologjinë e njerëzve.
Gjatë banketit dhe fjalimit të saj, Aleksieviç shprehu vlerësimin dhe keqardhjen e saj për të gjithë ata që kanë vuajtur nën regjimin sovjetik.

“Dua të falënderoj akademinë suedeze për këtë çmim të jashtëzakonshëm, vlerat e të cilit nuk i mbart vetëm unë. Ky është një vlerësim për të gjithë brezat që jetuan gjatë atij regjimit të tmerrshëm. Ky çmim nderon vuajtjet dhe dhimbjen e tyre. Ata u zhdukën në kampet e errëta staliniste, nën minat e Magadanit dhe Vorkutës. Ata u qëlluan pas shpine, u torturuan dhe vdiqën nga Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo.

Ky çmim për ekonomi, nuk është krijuar nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, në vitin 1895, sikur çmimet e tjera të Nobelit, por ky i ekonomisë është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë, në vitin 1968, në shenjë të përkujtimit të Alfred Nobelit.

Deaton në fjalën e tij, vlerësoi Suedinë, duke e përshkruar atë një vend të adhurueshëm.

Banketi Nobel mbahet çdo vit tradicionalisht në muajin dhjetor, që prej vitit 1901, kur u ndanë cmimet e para Nobel.

Në këtë mbrëmje morën pjesë mbi 1350 personalitete, familjarë të fituesve të çmimit Nobel, politikanë, biznesmenë artistë shkencëtarë, pjesëtarë të familjeve mbretërore dhe aristokratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.