Lajmet e fundit

Fjalët e para të Ancelottit si trajner i Bayernit

Carlo Ancelotti është shumë i lumtur që do të jetë trajner i Bayern Munichut.
Bayern Munich sot ka konfirmuar se Carlo Ancelotti do të jetë trajner i ri i skuadrës, kur Pep Guardiola të largohet në fund të sezonit.

Këtij lajmi i është gëzuar teje mase Carlo Ancelotti, i cili tha se ka ndërprerë të gjitha bisedimet me klubet tjera kur ka dëgjuar për Bayernin.

“Jam shumë i nderuar se do të jem trajner i një klubi të madh si Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm”, tha Ancelotti për faqen zyrtare të skuadrës.

“Kur dëgjova për interesimin e Bayerni, nuk më interesonte asnjë ofertë tjetër. I dëshiroj sukses Guardiola dhe Bayernit këtë edicion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.