Lajmet e fundit

Flamur Shala i kërkon “dy luftim”,medial Shpend Ahmetit

Shefi i këshilltarëve komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Flamur Shala ka ripërsëritur kërkesën për një ballafaqim të drejtpërdrejt medial me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të diskutuar për të arriturat dhe dështimet e qeverisjes në kryeqytet.

“Kur duhet të ndodhë ballafaqimi i drejtpërdrejtë medial për të arriturat dhe dështimet e qeverisjes në kryeqytet, debati në mes pozitës dhe opozitës, në mes Shpend Ahmetit dhe përfaqësuesve të opozitës? Shmangia nga debati nuk duhet të ndodhë. Debati për Prishtinën është i nevojshëm për qytetarët e saj. Ka ngecje, ka shumë devijime të parimeve të zhvillimit dhe të demokracisë”, ka shkruar ai./KosovaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published.