Lajmet e fundit
Flamuri  i Palestinës vendoset në OKB

Flamuri i Palestinës vendoset në OKB

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka miratuar kërkesën e Palestinës, për të vendosur flamurin e saj në këtë organizatë.

Ky veprim ka nervozuar Izraelin, të cilën palestinezët e kanë vlerësuar si një hap më afër anëtarësimit të tyre në OKB.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë qenë në mesin e 8 vendeve tjera që kanë votuar kundër draft rezolutës së Palestinës.

Por në favor të kësaj kanë votuar 119 anëtare, tjera nga 193 sa ka gjithsej Organizata e Kombeve të Bashkuara

Shumica nga 28 vendet anëtare të BE-së, janë në mesin e vendeve të cilat kanë abstenuar nga vendimi.

Por Franca dhe një pjesë e madhe e vendeve tjera ishin për Palestinën.

“Është një hap drejtë njohjes së plotë të anëtarësimit të Palestinës,” ka thënë kryeministri palestinez, Rami Hamdallah.

Por Samntha Power, ambasadorja e amerikane në OKB-ë, ka deklaruar se votimi ka ndikuar shumë pak në ndryshimin e konfliktit, në të cilin Izraeli dhe Palestina, janë të përfshira, për dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published.