Lajmet e fundit

Flet gjyqtari Sejdiu: Ja pse votova kundër vendimit të Kushtetueses

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu ka kundërshtuar vendimin e shumicës së gjyqtarëve sa i përket përgjigjes për Asociaiconin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton Interaktiv në KTV.
Në një përgjigje me shkrim të versionit të tij, gjyqtari Sejdiu thotë se ka dy arsye pse ai nuk pajtohet me shumicën e gjyqtarëve, transmeton Koha.net.

“E para, unë mendoj se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese nuk jep një përgjigje të kënaqshme dhe të kuptueshme për pyetjen e ngritur nga Presidentja nëpërmjet vendimit K0130/15. E dyta, shumica e gjyqtarëve ka bërë një interpretime të gabueshme dhe konkludime të gabueshme, që nuk janë të rëndësishme në parandalimin e konfuzionit të mëtutjeshëm kushtetues të prezantuar në vendimin KO 130/15. Në këtë mënyrë ky vendim nuk jep udhëzime të nevojshme autoritative për të sqaruar kundërthëniet kushtetuese rreth këtij vendimi”, ka shkruar gjyqtari Sejdiu.
Ai thotë se për mendimin e tij Parimet e Asociacionit si një akt ligjor, prodhojnë efekte të rëndësishme që prekin rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës.
“Zbatimi i plotë i Parimeve për Asociacionin në rendin aktual kushtetues të Republikës së Kosovës do të përbënte anomali kushtetuese. Për ta penguar këtë, ose duhet amandamentuar Kushtetutën, ose Parimet e Asociacionit duhet në mënyrë serioze të rishkruhen, në mënyrë që të jenë në përputhje me Kushtetutën”, përfundon gjyqtari Sejdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.