Lajmet e fundit

Flet ish i dashuri i vajzës që u vetëvra

Ish-i dashuri i studentes së Ekonomikut, Klea Shyti, që i dha fund jetës duke u hedhur nga pjesa e brendshme e shkallëve nga kati 11 i pallatit ka pranuar se ata ishin ndarë prej disa ditësh.

Në orët e pasdites, policia mundi ta identifikojë atë dhe e shoqëroi për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen.

Djali tregoi se vetëm tre orë para se të ndodhte ngjarja kishte pirë kafe me Klean, në një lokal jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ai ka treguar se ishte ndarë prej disa ditësh me të dhe të mërkurën ajo i ka telefonuar për të pirë një kafe, duke i kërkuar që të lidheshin sërish. Por ai nuk ka pranuar.

“Edhe pse ishim ndarë, unë takohesha shpesh me Klean”.

E ruanim miqësinë, por unë nuk doja më tepër se miqësi edhe pse ajo këmbëngulte”.

“Kur u ndava dje (të mërkurën) nga ajo, pasi dolëm nga kafja, nuk më dha përshtypjen se mund të bënte diçka të tillë”.

“U trondita shumë kur e mora vesh dhe më vjen shumë keq për këtë”, është shprehur ish-i dashuri i Kleas para oficerëve të policisë në Komisariatin nr.2”.

Fillimisht policia e ka pasur të vështirë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Madje deri mesditën e djeshme, paralelisht me vetëvrasjen, po hetohej edhe ndonjë ngjarje më e rëndë se kaq, pasi nuk përjashtohej mundësia që dikush mund ta kishte shtyrë nga atje.

Megjithatë, pas autopsisë, këqyrjes së vendngjarjes dhe pyetjes së dëshmitarëve, është hedhur poshtë mundësia e ndonjë vrasjeje, pasi është vërtetuar se bëhej fjalë për vetëvrasje. /noa

Leave a Reply

Your email address will not be published.