Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata këto ditë kanë qëndruar në SHBA për të mbajtur koncerte para fansave të tyre,raporton KOSOVANEWS.
Dy këngëtarët vazhdojnë bashkëpunimin, përkundër se ka pasur spekulime për një ‘çarje’ mes tyre.
Në një mbrëmje në Boston, nuk ka munguar edhe doza e patriotizmit.
Flori dhe Elvana kanë ngritur në skenë flamurin kuqezi, ndërsa një imazh nga ky koncert është publikuar në rrjetet sociale.
“Faleminderit shqiptarëve në NYC dhe Boston për dashurinë që sollën në festë”, shkruan në postim./KOSOVANEWS