Rrjeti prestigjioz i lajme “Euronews” transmeton pamje ekskluzive të kalimit të një flote të stërmadhe ruse nëpërmjet ngushticës së Bosforit në Stamboll, Turqi.
Sipas korespondentit të “Euronews”-it në Turqi, Bora Byraktar: “Turqia i ka “hapur dyert” e ngushticës së Bosforit flotës ruse të Detit të Zi, e cila është e ankoruar në bazën detare të Sevastopolit në Krime, Ukrainë”.
Trafiku i madh i luftanijeve ruse të cilat kanë lundruar në drejtim të Latakias në Siri, ka tërhequr pa diskutim edhe vëmendjen e qindra qytetarëve dhe turistëve të Stambollit, të cilët kanë shkrepur me qindra foto gjatë kaliomit të anijeve ruse në ngushticë.
Ata kanë fotografuar kryqëzorët, nëndetëset dhe anijet e tjera të furnizimit të cilat kanë çuar armatime dhe municione për ushtrinë ruse e cila tashmë ka nisur operacionet luftarake në Siri kundër shtetit islamik
http://it.euronews.com/2015/09/29/navi-militari-russe-attraversano-il-bosforo-direzione-siria/