Në pikën e kalimit të Qafë Thanës po vihet re një fluks i madh tifozësh që shkojnë në drejtim të Elbasanit për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Nga të dhënat e policisë kufitare rezulton se, ata janë nga qytetet maqedonase të Strugës, Kërçovës, Kumanovës dhe Ohrit, përcjell Portali Albeu.
Para mikrofonëve të mediave ata shprehen se janë të interesuar për ndeshjen dhe jo për trazira, ndërkohë që kanë ndezur atmosferën me të mbërritur në pikën doganore shqiptare.