Lajmet e fundit

FMN: 4 milionë emigrant mund të arrijnë në Evropë deri në 2017

fmnKatër milionë emigrant mund të arrijnë në Evropë deri në fund të vitit 2017, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar
Sipas parashikimeve të reja të kësaj organizate 1.3 million njerëzit mund të lëvizin në Evropë çdo vit duke filluar nga vitit 2015-të, deri në vitin 2017-të.
Organizata thotë po ashtu, se refugjatët e Lindjes së Mesme duhet të nxisin rritjen ekonomike evropiane në afat të shkurtër, por ndikimi i tyre afat-gjatë do të varet nga përpjekjet për integrimin e tyre.
Ndërsa sipas një studimi, që do të prezantohet në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër këtë javë thuhet: “Përvoja ndërkombëtare me emigrantët sugjeron se emigrantët kanë shkallë më të ulët të punësimit dhe pagat që marrin ata janë më të ulta sesa të vendasve, por këto dallime do të zvogëlohen me kalimin e kohës.
Më shumë se një milion refugjatë kanë përshkuar Evropë vitin e kaluar duke kërkuar azil, në shumë vende Evropiane, një fluks i tillë ka tronditur botën dhe shumë shtete nuk ishin të gatshme t’i pranonin.
Statistikat tregojnë se rreth 31,244, emigrantë kanë sfiduan vdekjen mbi detin Mesdhe në Greqi në 16 ditët e para të këtij viti, transmeton Indeksonline.
Pritet që numri i të ardhurve të rinj në Greqi ka gjasa të tejkalojë 853,650 emigrantë nga deti brenda vitit.
Pothuajse gjysma [48 për qind] e emigrantëve të cilët kanë emigruar janë shtetas sirianë, të cilët janë duke ikur nga lufta që po bëhet në atdheun e tyre.
607 emigrantë janë shpëtuar në brigjet e Italisë që ishin duke u përpjekur për të kaluar nga Libia.
Shumë prej emigrantëve që kanë arritur në Itali janë: afrikan, nigerian, eritrean, somalezë, shumica janë rinj.
Gjithashtu, mijëra fëmijë të refugjatëve që udhëtojnë përgjatë Turqisë dhe Evropës juglindore janë në rrezik nga moti i ftohët i cili pritët mbretëroj në dy javët e ardhshme.
Agjencia e OKB-së tha se temperaturat do të jenë nën- zero dhe do të ketë dëborë në dy javët e ardhshme në gadishullin lindor të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.
“Fëmijë nuk kanë veshje adekuate dhe nuk kanë të ushqyerit e duhur, është shumë rrezik për ta” tha Christophe Boulierac, zëdhënës për agjencinë e fëmijëve të UNICEF-it.
I pyetur gjatë një konferencë për shtyp se a mund të vdesin fëmijët nga i ftohti ai tha se: “Rreziku është shumë i qartë, do të bëjë shumë të ftohët”.
Temperaturat janë parashikuar të bien në -20 gradë celsius në Preshevë, Serbi dhe në -13 gradë në kufirin grek me Maqedoninë.
Vitin e kaluar fëmijët përbënin një të katërtën e një milion emigrantë dhe refugjatë që vinin përgjatë Mesdheut në Evropë.
Agjencia e refugjatëve të OKB, UNHCR, tha se një mesatare ditore prej 1,708 njerëzve kishin mbërritur në Greqi në janar, vetëm gjysma e mesatares ditore të dhjetorit 3,508 të 2015. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.