Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mbledhjen e mbajtur dje, ka vlerësuar lart progresin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e pozitës fiskale dhe financiare të vendit, si dhe në implementimin e reformave për rritje të qëndrueshme ekonomike.
Kështu thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave, sipas së cilët ky bord ka vlerësuar lart përfromanca e të hyrave, menaxhimi i mirë i shpenzimeve, rritja e bilancit fiskal, si dhe përformanca e sektorit financiar.
“Gjithashtu është konstatuar se Qeveria me sukses i ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja, përfshirë targetet në të hyra dhe shpenzime buxhetore dhe bilancin bankar, kriteret strukturore dhe veprimet paraprake. Si rrjedhojë, në ditët në vijim, Qeveria pret që FMN të bëjë disbursimin e transhit të dytë të financimit prej rreth 35 milionë Euro. Ashtu si deri më tani, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës, do të vazhdoj me implementimin e reformave të parapara me dokumentet strategjike të Qeverisë, si parakusht për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, duke intensifikuar bashkëpunimin me FMN dhe institucionet e tjera relevante që përkrahin Qeverinë e Kosovës në agjendën e saj zhvillimore”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/