Forcat irakiane kanë hyrë në qendër të Ramadi në krahinën Anbar, qytet ky që është nën kontroll të shtetit islamik(ISIS) që nga maji, deklarojnë zyrtarët irakianë.
“Kemi hyrë në qendër të Ramadit dhe kemi filluar t’i pastrojmë lagjet e banimit”, ka thënë zëdhënësi i njësisë antiterrorist të Irakut Sabah al Noman, transmeton AFP.
Forcat irakiane para dhjetë ditësh kanë marrë paralagjen e Ramadi. Fillimissht ata kanë rrethuar qytetin dhe kanë marrë urën e Palestinës që gjendet në hyrje të Ramadi.
Përveç kësaj zëdhënësi i njësive kundër terroriste ka thënë se të hënën xhihadistët kanë penguar civilët që ta lëshojnë qytetin