Kryetarja e Aleancës së Gruas së AAK-së Magbule Shkodra dhe Kryetarja e Aleancës së të Rinjve, Diellza Hoti, sot kanë zhvilluar një takim me presidenten Atifete Jahjaga.
Ato i kanë shprehur asaj shqetësimin me fjalorin banal të përfaqësuesve institucionale të Kosovës.
Shkodra dhe Hoti, në takim kanë shprehur mospajtimin e tyre me mosreagimin e zonjës Presidente ndaj kësaj deklarate.
Presidentja, nga ana e saj ka thënë se është shprehur në vijimësi kundër gjuhës banale, por ka thënë se e ka të pamundur që të reagojë në raste individuale.
Ndryshe kryekuvendari Kadri Veseli në mbledhjen e të premtës së shkuar, e kishte ofenduar rëndë deputeten e lëvizjes vetëvendosje Albulena Haxhiu, gjë që shkaktoi reagimin e opinionit publik, transmeton Klan Kosova.