Lajmet e fundit
Forumi i Sigurisë në Beograd: Ja qka thotë për Kosovë….

Forumi i Sigurisë në Beograd: Ja qka thotë për Kosovë….

Nuk ka bazë për krahasimin e rastit Kosovës me atë të Krimenë, kanë thënë sot pjesëmarrës në panelin e konferencës për krizën në Ukrainë, ku po trajtohet tema e ngjashmërive dhe dallimeve mes Ballkanit të viteve të nëntëdhjeta dhe Evropës pas vitit 2000, pas ripozicionimit të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit në panelin “Kriza në Ukrainë – (nuk) jep leksione për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të forumit të pestë të sigurisë në Beograd, kanë thënë se nuk ka hapësirë për tema si ballkanizmi i Ukrainës.

Andrei Zagorski nga Instituti për Ekonomi dhe Politikë Botërore, ka thënë se nuk mund të krijohen paralele në mes të rastit të Krimes dhe Kosovës, duke thënë se Kosova nuk është i është marr një shteti nga një shtet tjetër.

“Kosova nuk mund të trajtohet si precedan, pasi nuk është rasti i parë e as i fundit i shkëputjes territoriale, por që nuk është bërë pjesë e një shteti tjetër”, ka thënë Zagorski, i cili vlerëson se Rusia duhet ta njohë Kosovën, menjëherë pasi atë ta bëjë Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.