Lajmet e fundit

Foto: Kur dhe përse u vesh ushtarak Sali Berisha?

Përse është veshur Sali Berisha me uniformë dhe çfarë viti i takon kjo foto jo e zakonshme. Në internet qarkullojnë shumë legjenda të kësaj fotoje, por e vërteta është fare e thjeshtë.

Fotoja i takon vitit 1993, verës së po atij viti, kur Sali Berisha ishte zgjedhur President i Shqipërisë dhe kishte bërë kërkesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në atë kohë, në praninë e përfaqësuesve të lartë të NATO-s, Shqipëria kreu manovrat e para ushtarake që nga rrezimi i komunizmit.

Manovrat u kryen në zonën e Sazanit dhe Berisha si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i ndoqi nga afër, i veshur me uniformë kamuflazhi.

Pas tij, dallohet Ministri i ri i mbrojtjes, Safet Zhulali. Shqipëria qe vendi i parë Lindor që kërkoi anëtarësim në NATO. Që nga kjo foto asnjë President nuk duket të jetë shfaqur më i veshur me uniformë fushimi. Por Sali Berisha është veshur me uniformë ushtarake edhe herë të tjera, por si kryeministër, kur ai ka vizituar trupat komando në Afganistan./Opinion.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.