Shpërthime, vdekje, frikë. Megjithatë, bora që ka zbardhur Sirinë solli pak gëzim dhe paqe për fëmijët që banojnë në zonat e luftës.
Bora po bie edhe në zonat e luftës në Siri.
Në mesin e njerëzve që jetojnë përditë me shpërthimet ka dhe fëmijë dhe të rinj që për një moment kanë lënë mënjanë terrorin e përditshëm për t’iu gëzuar dëborës dhe lojës me topa bore.
Në foto vijnë imazhe të jashtëzakonshme, fëmijë të qeshur dhe që marrin kënaqësi, sikur të jetonin në një vend normal.