Qeveria franceze pezulloi të gjitha aktivitetet politike, kulturore por dhe sportive që ishin në program këtë fundjavë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në kryeqytetin e vendit.
Presidenti Hollande urdhëroi që çdo aktivitet sportiv i programuar për këtë fundjavë të shtyhet, përfshi këtu dhe një ndeshje për Kupën e Europës në Rugby mes Racing 92 dhe Glascow, që pritej të luhej në stadiumin “Colombes” këtë të Diel, ndërsa dhe ndeshja e PSG në Handball, ndërsa nëprogram ishin dhe disa takime të vlefshme për Kupën e Francës, ku do të zbrisnin në fushë ekipe të kategorive inferiore.
Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme dhe të Federatave Sportive, që u mbajt në orët e para të mëngjesit dhe që u pasua dhe nga dalja në media e presidentit Hollande, që njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. /albeu.com/