Një valë e motit të keq që ka goditur Rivierën e Francës, në juglindje të vendit, ka shkaktuar 10 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur, referuar një bilanci paraprak të publikuar sot nga ana e autoriteteve.
Sipas një bilanci paraprak bëhet me dije për 13 viktima shkak i përmbytjeve të njëpasnjëshme dhe stuhive mjaft të fuqishme, duke shkaktuar zhvendosjen e automjeteve deri në afërsi të detit në Kanë dhe niveli i ujit ka arritur të avancojë deri në shëtitoren e famshme “Promenade des Anglais” në Nisë.
