Lajmet e fundit

Francezi u jep ndihma serbëve, ofendon shtetin e Kosovës

Një organizatë humanitare franceze ka nisur sot të shpërndajë 15 tonë ndihma humanitare për serbët e Kosovës.

Me këtë rast, themeluesi i kësaj organizate, Arno Gujon, ka marrë guximin të thotë që situata e atyre që ua ndau ndihmat, është “shokuese”, pasi këta njerëz, kanë mbetur në mëshirën ose jomëshirën e atyre të cilët, sipas tij, i kërcënojnë vazhdimisht.

Ndihmat, sic raportojnë mediet lokale, e transmeton Klan Kosova, janë mbledhur nga të rinjë francezë, që kanë punuar vullnetarisht për organizatën “Solidaritet me Kosovën”, në Francë.

Serbëve u janë ndarë rroba dhe këpucë të reja, mjete shkollore, pajisje sportive dhe lodra. Vlera e tyre thuhet se është rreth 80 mijë euro.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe ditëve tjera, në ato që janë quajtur enklava serbe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.