Lajmet e fundit

Frashër Krasniqi: Moment i ri kur Isa Mustafa t’i tërheqë marrëveshjet me Serbinë

Zëdhënësi i  Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi në një prononcim për Klan Kosovën ka thënë se mospranimi i Kosovës në UNESCO është lajm i keq për Kosovën.

Ai e ka shfrytëzuar këtë moment për të folur edhe për marrëveshjet me Serbinë.

“Ky është një moment i ri kur kryeministri Mustafa duhet të tërheqë marrëveshjet me Serbinë”.

Sipas tij nuk ka kuptim që më të vazhdohet dialogu me shtetin fqinj.

“S’ka kuptim të vazhdojmë me dialog dhe me përmbushje të kërkesave të Serbisë, në një kohë kur Serbia po bën çmos për të moslejuar anëtarësimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar” ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.