Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi, i cili pasi u sulmua me vezë nga aktivistë e VV-së i quajti ata banditë fashistë.
“Petrit Selimi asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë apo kriminelë ata që e vranë Enver Zymberin; asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë kriminelët që kanë vrarë Selver Haradinin; asnjëherë nuk i quajti fashistë rojat e urës; asnjëherë nuk e quajti fashist mikun e tij të dashur Ivica Daçiq i cili Kosovën e quajti ISIS”.
“Por, i quajti fashistë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që po bëjnë aksione kundër ndarjes etnike dhe fashizmit të Serbisë”, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas zëdhënëist të Vetëvendosjes Petrit Selimi , shefat dhe kolegët e tij, dijnë të ashpërsohen vetëm kur cënohen privatisht dhe se siç tha ai “asnjëherë nuk kanë zell të tillë ashpërsie kur rrezikohet apo cënohet shoqëria dhe shteti ynë”, transmeton Klan Kosova.