Ka qenë një sinjal i ardhur pesë ditë më parë në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror se Shqipëria mund të ishte shënjestër e radhës, duke vënë në alarm të gjithë sistemin e sigurisë në vend. Asnjë instancë nuk e ka pranuar se ka vend për panik, ndonëse që prej atij momenti, gatishmërisë së lartë iu kanë bashkuar edhe dy struktura të tjera, të cilat nuk kishin dalë ende në rrugë në mbështetje të kolegeve të reparteve të tjera.
Policia, me anë të dy krerëve më të lartë të saj, vijon të qëndrojë në pararojë të qetësimit të opinionit publik, duke dhënë siguri maksimale, por një takim i orëve të para të së enjtes mes presidentit të Republikës dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror , lejoi të dyshohet se sinjalet që kishin mbërritur në media linin për të dyshuar në lidhje me alarmin e ardhur nga shërbimet e huaja, raporton Shekulli.
Një natë më parë , është përforcuar jo vetëm ideja e një informacioni të saktë se mund të ketë edhe vend për panik edhe se në fakt, strukturat e sigurisë janë në këmbë dhe më të bashkuara se kurrë.
Presidenti Bujar Nishani ka ftuar në një takim gati dy orësh të gjithë krerët e institucioneve përgjegjëse ku jo vetëm janë shkëmbyer informacion, por u bë e ditur se u hodhën edhe direktiva të tjera në lidhje rritjen në mënyrë eficente të gatishmërisë.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, kishte në një tryezë të gjithë që nga shefi i Qeverisë, kreu i Kuvendit e deri tek kreu i Forcave të Armatosura