Lajmet e fundit

Fryti i ri i dialogut Prishtinë-Beograd: NATO lejon Serbinë të fluturojë mbi Kosovë!

KFOR-i prej sot ka hequr kufizimet për fluturimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës.

Këtë sot e ka thënë Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg pas një takimi me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, raporton Kosovanews.info

Sipas shefit të NATO-s kjo është një shenjë e “relaksimit” të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë.

Kryeministri i Serbisë Vuçiq është shprehur i lumtur për këtë informatë dhe ka konstuar që ky është një “lajm i madh” për Serbinë pasi që pas 16 vitesh nuk do të ketë më kurrfarë restrikcionesh në fluturimet prej 25 Kilometrash në Serbinë qendrore. Stoltenbergu pokështu ka thënë në këtë konferencë për shtyp që Serbia nuk do të ketë më kurrfarë kufizimesh për hapësirën ajrore në Evropë.

Shefi i NATO-s ka deklaruar pokështu që ky hap i NATO-s vjen duke iu falenderuar edhe angazhimit serb në dialogun me Prishtinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.