Lajmet e fundit

FSHF i shpall luftë De Biasit: Ishe trajner pa identitet!

FSHF duket se i ka shpallur luftë të hapur trajnerit Gianni De Biasi.

Në vazhdën e sulmeve nga FSHF, këtë radhë është anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera, që thotë se De Biasi ka qenë një trajner pa identitet para se të merrte drejtimin e Shqipërisë.

“Nuk ia mohon askush vlerat dhe meritat që ka De Biazi, por një trajner i cili paguhet 300 mijë euro, nuk mund të kërkojë 3 milionë euro. Ne nuk mund t’ia japim atë shumë.

“Përpara se të vinte në Shqipëri ishte një trajner pa identitet dhe nuk kishte drejtuar në nivele të larta”, ka thënë ai.

De Biasi në fakt nuk qenë edhe aq pa identitet, pasi ka drejtuar disa ekipe në Seria A dhe ashtu si me Shqipërinë, ka bërë një arritje të pabesueshme me Modenën, ekip që nga Seria C, e ngjiti në Serinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.