Lajmet e fundit

FSK-ja 349,800.00 euro tender për çizme – një palë 116 euro

Ministria për  Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka shpallur kompaninë “AMICI”, si fituese të tenderit prej 349,800.00 euro për furnizim me rreth 3000 palë çizme ushtarake për nevoja të FSK-së, shkruan portali www.infokusi.com.

Me një llogaritje të thjeshtë del se një palë çizme FSK-ja do ti blej për 116 euro.

Në njoftimin për kontratë i publikuar më 7 korrik 2015, thuhet se sasia e përafërt vjetore është planifikuar të jetë 3000 palë çizme.

“Kurse për bazë do të merret çmimi për njësi- palë dhe furnizimet do të realizohen sipas nevojave të AK,  dhe për të gjitha specifikimet, përshkrimet dhe pozicionet teknike referohuni në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Ndërkaq në njoftimin për dhënje të kontratës që është publikuar para pakë ditësh, behët e ditur se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar 8 kompani.

Kontrata mes Ministrisë dhe kompanisë fituese do të nënshkruhet më 25 tetor 2015. /WWW.INFOKUSI.COM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.