Forca e Sigurisë së Kosovës ka planifikuar të realizojë ushtrimin fushor të koduar me emrin ,,Shqiponja 4”, që do të realizohet, nga dita e sotme deri më 16 tetornë regjionin e Ferizajt dhe të Suharekës.
Siç bën të ditur FSK, ky ushtrim është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese dhe të mbështetura nga ekspertë të fushave të ndryshme të Gardës Kombëtare të IOWA, të SHBA-ve.
Qëllimi i mbajtjes së ushtrimit fushor është verifikimi dhe ngritja profesionale e kapaciteteve ekzistuese nga njësitet e nivelit taktik dhe operacional, si dhe mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim dhe arritja e objektivave të Komandantit të FSK-së,
Lëvizjet e FSK-së do të jenë 24 orë gjatë, gjithë kohës sa do të mbahet ushtrimi.