Ministria ruse e Punëve të Jashtme tërheq vërejtjen se edhe ftesën e Malit të Zi nga NATO e konsideron kërcënim.
“Shtimi i pranisë ushtarake të NATO-s në vendet e Evropës Lindore dhe në ato të Baltikut, kërkon masa kundër këtij kërcënimi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të jashtme të Rusisë, transmeton Koha.net.
Vëmendje të posaçme te Rusia ka shkaktuar “natyra konfrontuese e ftesës së Aleancës që Mali i Zi të thirret për të filluar bisedimet për anëtarësim në NATO duke shkaktuar fragmentarizmin e mëtejmë të hapësirës së sigurisë evropiane dhe krijimin e vijave të reja të demarkacionit më kontinent”, vlerëson MPJ e Rusisë.