Lajmet e fundit

Funksionarët e lartë i shpëtojnë drejtësisë

Gjykata...Standardi i dyfishtë i sundimit të ligjit në Kosovë
E pësojnë, zakonisht, zyrtarët e niveleve të ulëta
Kapja e gjykatave dhe prokurorisë nga Qeveria ka bërë që të dyshuarit për korrupsion, që kanë pozita të rëndësishme, të amnistohen, ndërsa përfundojnë në gjykata ata që nuk e kanë “shpinën nxehtë”
Shteti i Kosovës po ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme në sferën e sundimit të ligjit. Drejtësia po vazhdon të mos guxojë të hetojë politikanët profilit të lartë, që dyshohet se janë të korruptuar, pushtetarët e inkriminuar apo gjyqtarët e prokurorët që trafikojnë drejtësinë. Zakonisht, viktima të veprimit të organeve të drejtësisë janë njerëz të niveleve më të ulëta, mjekë, qytetarë të thjeshtë apo në rastin më të madh deputetë të opozitës. Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, që gjendet në arrest shtëpiak për 30 ditë, tha për “Kosova Sot” se kjo qeveri tashmë e ka shtrirë kapjen e shtetit në çdo institucion dhe këtu assesi nuk përjashtohen as gjykatat dhe prokuroria. ”Tash është e njohur edhe botërisht se kjo qeverisje e ka humbur legjitimitetin dhe si pasojë është shndërruar në regjim dhe ky regjim tash e sa kohë e ka shtrirë rrjetin e vet të kapjes së shtetit në çdo institucion, duke përfshirë këtu edhe gjykatat e edhe Prokurorinë e Kosovës”, tha ai. ”Ky sistem i drejtësisë ka dështuar në çdo aspekt dhe si pasojë nuk kemi asnjë akuzë për kriminelë dhe të korruptuar, sepse këta janë pjesë e përbashkët e këtij regjimi”, tha Lekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.