Futbollistja jug koreane Park Eun-seon, e cila luan për “Amazonkën”, dyshohet të jetë mashkull, ndërsa disa klube rivale kanë kërcënuar se do të bojkotojnë ligën, nëse ajo nuk i nënshtrohet verifikimit të gjinisë.
Park, e cila ka luajtur për Koren e Jugut në botërorin e 2003 dhe ka mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të saj 19 herë, tha se ndihet e turpëruar, dhe se asaj poi shkelen të drejtat e njeriut. Asociacioni i Kores jugore tha se Park ka kaluar testing gjinor kur kishte 15 vjet, por nuk zbardhi rezultatet e analizës.