Lajmet e fundit
Fyle: Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje të tjera

Fyle: Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje të tjera

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle e ka kualifikuar marrëveshjen mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës.

Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e prillit në Bruksel ishte vetëm e para, sepse, sipas tij, Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje të tjera në të ardhmen.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Fyle përmendi se normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të lidhet me këtë proces, ashtu siç e njëjta duhet të vlejë edhe për procesin e stabilizim asociimit që po bëhet me Prishtinën zyrtare, transmeton RTK.

Nisjen e negociatave të MSA-së, Fyle e kualifikoi si fillim të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.