Një gabim i ka kushtuar trafikantëve të drogës plot 6 milionë euro. Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të trafikojnë 140 kilogramë kokainë të pastër të fshehur brenda kutive të bananeve, por për fatin e tyre të keq, kutitë kanë përfunduar gabimisht në një market në Berlin.
“Nëse kokaina e fshehur në kutitë e bananeve do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 6 milion eurove”, ka thënë policia e Berlinit.
Ndërsa Stefan Redlich pronari i marketit është shprehur se: “Trafikantët e drogës bënë një gabim duke i dërguar kutitë këtu, tani puna e policisë është të gjejmë se cilët janë këta trafikantë”.