Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, i cili në ndeshjen me Chelsean, ku blutë fituan 2:0 është ndëshkuar me karton të kuq dhe ishte përjashtuar nga loja për shkak të ndërhyrjes ndaj Diego Costas dhe një herë ishte pezulluar me tri ndeshje.
Mirëpo, Arsenali kishte apeluar këtë vendim dhe Federata angleze kishte hequr pezullimin e tij, por kishe hapur procedurë për sjellje josportive.
Gjithsesi Gabriel nuk shpëtoi pa ndëshkim. “Pas një seance të Komisionit Rregullativ të Pavarur, mbrojtësi i Arsenalit Gabriel pezullohet një ndeshje me efekt të menjëhershëm, pasi ai pranoi një akuzë FA për sjellje të pahijshme”, thuhet në një deklaratë në faqen e FA-së.