Telefoni inteligjent Galaxy S7 i Samsung-ut do të vijë me dy madhësi të ndryshme të ekranit. Ky lajm është bërë i ditur nga redaksia koreano-jugore ET News, e cila citon burime të afërta me kompaninë.
Njëri version do të ketë ekran 5.2 inç, ndërsa versioni tjetër do të ketë ekran të lakuar me madhësi 5.5 inç. Ky version do të quhet Galaxy S7 edge.
ET News bën të ditur gjithashtu se Samsung do të prodhojë pesë milionë njësi të Galaxy S7 në fillim. 3.3 milionë telefona do të kenë ekran të sheshtë, ndërsa 1.6 milionë do të jenë me ekran të lakuar.
Telefonat e rinj inteligjentë të Samsung-ut do të dalin në treg në muajin shtator.