Lajmet e fundit

Gani Geci nis dëshminë kundër Milaim Zekës

Po vazhdon seanca në rastin e Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit, të cilët akuzohen për veprën penale: “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare dhe privatësisë”. Ashtu siç ishte paralajmëruar, në këtë kohë është duke dëshmuar Gani Geci.
Dëshmia e Gani Gecit, ishte paraparë të fillonte në orën 13:00, por ajo ka nisur vetëm në orën 17:00. Vonesa u shkaktua ngase mbrojtja e mori më gjatë në pyetje “Dëshmitarin A”.

Geci u soll në Gjykatë nga pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Mitrovicës, pasi ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpiak.

Ndërkohë gjatë ditës dëshmitari A, e ka pranuar se është takuar me Zekën në një restorant të quajtur “Dibra” ku ky i fundit e ka ftuar të jetë mysafirë në emisionin e tij “Pa Rrotulla” për të folur për torturat e tij në burgun e Likovcit.

Dëshmitari A ka deklaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë i burgosur në këtë burg, dhe as sot nuk e di nëse ky burg ka ekzistuar ndonjëherë.

Por dëshmitari A e ka quajt Zekën të pabesë, pasi tha se ishin marr vesh që të mos incizohet takimi i tyre, por ai sërish e ka incizuar bisedën me telefon.

Dëshmitari A e ka bërë të qartë se Zeka nuk i ka bërë ndonjë lloj presioni, kërcënimi, apo që i ka thënë atij të mos dëshmoj në rastin Drenica.

Dëshmitari A ka deklaruar se Zeka i ka paraqitur një letër me vulë të EULEX-it, ku sipas Dëshmitarit, Zeka i ka thënë se ai është dëshmitar në këtë rast.

Zeka i ka thënë Gazetës Express se Prokurori i rastit po mundohet ta paraqesë atë si ndërmjetësues në rastin Drenica, kur ai në të vërtet ka pasur rolin e gazetarit hulumtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.