Lajmet e fundit

Ganimete Musliu: Për mua edhe në 4 të mëngjesit, mbajtja e seancës është normale!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët të Partisë Demorkatike të Kosovës Ganimete Musliu, shqetësimin e nënkryetarit të AAK-së Ahmet Isufit, e sheh si të panevojshme, pasi që sipas saj senca do të jetë e rregullt.

Musliu ka vlerësuar se seanca në orët e pasditës është normale.

“Seanca në orën 16:00 pasdite, është normale. Edhe në orën 4 të mëngjesit është normale, të mbahet seanca”, ka thënë deputetja Musliu, në emisionin “Rrokum roll”.

Duke e larguar çdo përgjegjësi nga vetja, për arsyjen e thirrjes se seancës, për në orët e pasditës ajo ka thënë se “kryesia i din arysjet pse është marrë një vendim i tillë”, ka thënë, Musliu.

“Nuk spekuloj e as nuk paragjykoj”, është shprehur prerazi Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.