Lajmet e fundit

Garë e ashpër për Këpucën e Artë, Ronaldo i 6’ti – Messi askund (Foto)

gare1Pas shumë vitesh dominimi, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo më nuk i prijnë listës së golashënuesve më të mirë në Evropë
Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, është duke shkëlqyer këtë edicion dhe shihet si favoriti kryesor për ta fituar ‘Këpucën e Artë’, çmim të cilin e fitoi Ronaldo vitin e fundit me 48 gola të shënuara.
Higuain deri më tani ka shënuar 24 gola në Serie A, një më shumë se sulmuesi i Benficas, Jonas që renditet i dyti me 23 gola.
Pas kësaj dyshe, renditet Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmundit dhe Luis Suarez i Barcelonës. Që të dy deri më tani kanë shënuar nga 20 gola.
Listën prej top 10 golashënuesve më të mirë në Evropë e përmbyllin Cristiano Ronaldo, i cili gjendet në pozitën e gjashtë. Portugezi ka shënuar deri më tani 19 gola në La Liga. Më pas renditen Karim Benzema, Jamie Vardy i Leicester Cityt, Eran Zahavi i Maccabi Tel Aviv dhe ish sulmuesi i Shkahtarit, Alex Teixeira.
Lionel Messi duket se po shijon sezonin më të keq në karrierën e tij. Ai deri më tani ka shënuar vetëm 12 gola në La Liga, diçka e pazakonshme për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Mbetet të shihet nëse Ronaldo e Lionel Messi do të rikthehen sërish në krye për të garuar për Këpucën e Artë. Ronaldo e ka fituar këtë çmim katër herë gjatë karrierës, derisa Lionel Messi tre herë. /Express/kepuca-e-arte

Leave a Reply

Your email address will not be published.