Dy marrëveshjet e fundit të muajit gusht të këtij viti, e kanë lënë në harresë Gjykatën Speciale. Sipas avokatit Tomë Gashi, trazirat e fundit në rrugët e qytetit, bllokada institucionale që po bëhet në Kuvend, i shkon për shtati atyre që potencialisht mund të jenë të akuzuar nga Specialja.
Mirëpo, sipas Gashit, nuk ka shans që fillimi i punës së kësaj Gjykate të zgjatet shumë, nëse BE dhe ShBA e kanë seriozisht këtë çështje.
Gashi shton se gjithë ata emra që janë përmendur në raportin e Dick Marty-t, e që mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale, e dinë që pasuria e krijuar për 16 vite pas luftës është e rrezikuar dhe mund të rrëzohet si nj kullë prej letre.
Por, Gashi është i bindur se ambasadat e forta në Prishtinë e dinë lojën e partive ne Kosove.
Avokati Gashi thotë se deputetët e koalicionit qeverisës, përkatësisht LDK pret që deputetë të PDK-së të akuzohen për vrasjet politike pas luftes, ndërsa deputetë të PDK-se presin që ata të LDK-se të akuzohen për aferën e fondit të 3 përqindëshit.