Analisti politik Shkelzen Gashi në Rubikon të KTV-së ka thënë se është mitizuar organizimi politik i UÇK-së dhe se ky mitizim më së shumti shihet në pavarësinë e veprimeve të dy zonave operative të UÇK-së, të Llapit dhe të Dukagjinit.
Ai pasi theksoi se në fakt në Kosovë nuk ka humor të mirëfilltë, pasi sipas tij, humori në Kosovë vazhdimisht i ka fyer grupet e margjinalizuara e jo majat.
“Ka kaluar kohë bukur e gjatë, dekonstruktimi i mitit të UÇK-së. Nuk është hera e parë, por skeçi ia ka dhënë grushtin e fundit”, ka thënë Gashi.
Ai shtoi se, “duhet të studiohet shtypi për UÇK-në, para dhe pas luftës. Mbetet enigmë vrasja e njerëzve. Duke filluar prej dhjetorit 1996, vrasjes më enigmatike të Mehë Ukës në vitin 1996. Më 1997 vrasja e Zahir Pajazitit. Nnë tetor të po atij viti, vrasja e Adrian Krasniqit, ushtari i parë i vrarë me uniformë. Vrasjet e vitit 1998, sikurse që është Adem Jashari, në maj, Ilir Konushevci, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani”.